Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe ata të LAA-it kanë filluar të hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku për sot është paraparë që të vazhdojë seanca konstituive, në të cilën nuk do të marrë pjesë koalicioni PAN, koalicion ky që ka të drejt ta ketë postin e kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe, ata po kërkojnë një konsultim në mes shefave të grupeve për seancë. / KosovaPress /





















