Aktuale

Deputetët e shqetësuar për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Seanca e sotme e rregullt ka filluar me deklarimet jashtë ditës ku deputetët kryesisht të opozitës të cilët kanë ngritur shqetësime në lidhje me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorët serbë.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se në marrëveshjen për drejtësi një pjesë që është fshehur nga institucionet e Kosovës thuhet se aktgjykimet e Serbisë në Kosovë janë të vlefshme.

“Kjo është mbajtur me qëllimisht e fshehur nga ana e Qeverisë së Kosovës pikërisht për shkak të përmbajtjes, për arsye se në njërën anë vendimet e Serbisë bëhen të vlefshme në Kosovë, në anën tjetër për arsye që përmban kjo listë edhe emrat e gjyqtarëve, të cilët i ka caktuar Vuçiqi që Këshilli Gjyqësor formalisht veç me ngritë dorën me u bërë gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës. Kjo i demaskon gënjeshtrat dhe mashtrimet e Qeverisë, duke na thënë që gjithçka ka qenë në përputhje me ligjin dhe është krejt në rregull, edhe Qeveria e Kosovë do ti caktoi këta gjyqtarë dhe prokurorë. Po shihet fare qartë që katë nuk janë emëruar me konkurse e me punën e tyre profesionale, por janë emëruar me negociata mes Qeverisë tonë dhe Aleksandër Vuçiqit. Kjo është e turpshme dhe e pa falshme për mënyrën se si është zgjedhur kjo çështje”, tha Konjufca.

Në lidhje me këtë temë edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu i cili tha se i cili tha se betimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë është jo transparent.

“Sot e morën një lajm shqetësues nga mediet, me faktin që kufiri vec po na lëvizë, e kishte me qenë mirë meqë e kemi ministrin apo kryeministrin të shqyrtoi se ky lajm është I vërtet. Sepse demarkacioni ende nuk është ratifikuar në këtë kuvend. Cështja tjetër të cilën deshta me diskutuar sot me ju është cështja e betimit të gjyqtaërëve nga katër komunat në veri. Në fakt nëse ka pasur betim ose jo. Për dallim nga arstet e tjera të betimit ku jepen video incizimet të dhënies së betimit, dje kemi marrë vetëm foto lajme dhe në asnjë foto nuk paraqiten gjyqtarët duke dhënë betim” tha Sejdiu.

Edhe ajo ka shprehur dyshimet e saj në lidhje me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Ajo madje tha se presidenti I Kosovës nuk po e luan rolin e tij unifikues.

“Këtë e dëshmoi qysh nga shpërbërja e këtij parlamenti, kur ai mblidhte vota për mocionin kundër Qeverisë së Kosovës dhe e vazhdoi gjatë tërë kohës së fushatës duke marrë pjesë drejtpërdrejt dhe duke ndikuar tek qytetarët e Kosovës përfshirë fatkeqësisht edhe te pakicat në qytete të caktuara. Pra duke favorizuar PDK-në dhe duke bërë fushatë për këtë parti qoftë në Prizren, në Vushtrri, në Klinë, Drenas dhe madje edhe sot duke pritur në zyrën e tij kandidaten e PDK-së për Mitrovicë. çështja e dytë të cilën ai e keqpërdori rolin e tij është dialogu Kosovë-Serbi… fusha e tretë është dekretimi i gjyqtarëve serbë me një mungesë totale të transparencës e rrjedhimisht edhe një potencial për shkelje të kushtetutës së Kosovës dhe shkelje të parimit të sistemit unik të Këshillit Gjyqësor”, deklaroi Osmani.

Para deputetëve ka dal kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se do të jetë transparent sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Që nga ardhja në Qeveri ne kemi bërë kujdes të madh me kuptuar gjendjen rreth dialogut, rreth marrëveshjeve, cilat do qofshin të arriturave. Dhe në një afat të caktuar do ta informojmë parlamentin mbi të gjeturat tona për gjendjen. Njëkohësisht kemi paraparë po ashtu që në një etapë tjetër jo fort larg të propozojmë një plan për pozicionin e Kosovës në të gjitha këto tema dhe t’i a sjellim Kuvendit, pra jo të mbetet pronës qeverisë e as e presidentit. Jemi të hapur me u konsultuar edhe me presidentin dhe në mes vete. Pra, dëshirojmë me sjell në parlament që të dihet sa më saktë pozicioni i Kosovës, të gjeturat e Kosovës dhe çka dojmë me pasuar. Nuk po i shqyrtoi të gjitha ato që u thanë sot, por në afatin e caktuar kohor do ët vijmë me të gjitha ato që janë me interes”, tha kryeministri Haradinaj.

Seanca ka vazhduar me pyetje parlamentare për kryeminsitrin Haradinaj dhe ministrat e kabinetit të tij./KosovaPress/