Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR-KS) ka organizuar debatin me temën “Perspektiva e deputetëve të rinj mbi bashkëpunimin rajonal”.Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje!, Saranda Bogujevci, ka thënë së për të është e rëndësishme që të njoftohet me organizatat joqeveritare.
“Është e rëndësishme të di më shumë për qëndrimet e bashkëpunimet rajonal se kush janë pjesëmarrësit nga rajoni, kush janë përfaqësuesit dhe çfarë dëshirojmë të arrijmë me këtë bashkëpunim”, ka thënë ajo, raporton “Epoka e re”.
Bogujevci ka thënë se duhet ta kenë një vizion të qartë për të ardhmen dhe se duhet të jenë të përgatitur për t’u bërë ballë sfidave. Ndërsa, deputeti i zgjedhur i Aleancës Kosova e Re (AKR), Korab Sejdiu, ka thënë duhet t’i largojnë paragjykimet brenda dhe jashtë shtetit tonë. “
Deputeti është autonom dhe është i qytetarëve. Çështja e bashkëpunimit është çështje e ndjeshme dhe mjaftë e gjerë. Nuk ka rëndësi partia politike, por interesi i qytetarëve”, ka thënë ai.
Në anën tjetër përfaqësuesi i rinisë së Aleancës për Ardhmërinë (AAK), Betim Popaj, ka treguar përvojat e tij në raport me bashkëpunim me vendet e rajonit. Ai ka kërkuar që deputetët e rinj që të përfaqësohen në Kuvend dhe të jenë të zëshëm.