Aktuale

Deputetët e PDK-së kritikë për Qeverinë LDK-PDK

Abdyl Ymeri nga PDK, ngriti çështjen e auditorit i cili tha se vlera prej 23 milionë eurove të keqplanifikuara është një vlerë e madhe.

Sipas tij, zyrtarë të institucioneve po vazhdojnë t’i shfrytëzojnë automjetet zyrtare pa mbajtur shënime për shfrytëzimin e tyre. Edhe keqmenaxhimi i prokurimit publik është shqetësues.

Kritika për Qeverinë pati edhe deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj sipas së cilës vërehet se institucionet e Kosovës nuk janë në rrugën e duhur për menaxhimit të parasë publike, meqë është dhënë një opinion i keq për institucionet e Kosovës.

Sipas saj dështimi në planifikim është si pasojë e buxhetimit jo të drejtë nga Ministria e Financave dhe organizatat tjera buxhetore.

Hadërgjonaj tha më tej se planifikimi i investimeve të pa planifikuara është shqetësuese për vendin.

Po ashtu ajo potencoi faktin se  ka një ngecje të realizmit të projekteve kapitale dhe rritja e huamarrjes.

“Mënyra se si e menaxhon qeveria buxhetin sot do të ketë problem buxhetore edhe në vitet e ardhshme”, tha Hadërgjonaj./KosovaPress/