Gratë deputete të PDK-së kanë lëshuar seancën si shenjë proteste për fyerjet që i janë bërë ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha, nga anëtari i Vetëvendosjes Sami Kurteshi.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti tha se është shqetësuese largimi i grave për shkak të deklaratave fyese që dalin nga politikanë në Kosovë.
“Duhet njëherë e mirë që këto të ndalen, diçka që po instalohet keq në skenën tonë politike”, tha Pajaziti./KosovaPress/
Tags:PDK