Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar të hyjnë në sallën e seancave të Kuvendit, ku pas pak pritet të nis seanca për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, raporton “Bota sot”.
Qeveria do të formohet pasi dje është nënshkruar marrëveshja për bashkë-qeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Seancën e Kuvendit të Kosovës do ta përcjellin nga afër edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.Në Kuvend aktualisht ka arrit ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.