Aktuale

Deputetët e LDK-së dhe VV-së lëshojnë sallën e Kuvendit

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve, fjalën e ka marrë kryetari i ri i legjislativit Kadri Veseli.

Me këtë rast deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të LDK-së kanë lëshuar sallën.

Deputetët e këtyre dy partive kanë votuar kundër zgjedhjes së Veselit kryetar të Kuvendit./KosovaPress/