Deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët janë mbledhur sot në për të diskutuar lidhur me dukurinë e dhunës në familje dhe adresimin institucional, i janë bashkuar nismës së gazetares dhe prezantueses shqiptare, Albana Osmani, në iniciativën “Edhe ti je një lule dielli”.
Të veshur të gjithë me bluzën që në mes ka logon e ‘luledielli’, kanë realizuar edhe një fotografi të përbashkët.
Kjo iniciativë ka për qëllim grumbullimin e fondeve për fëmijët në nevojë, përkatësisht për fëmijët të cilët janë të prekur nga sëmundjet e gjakut.
Kryetari i Kuvendit Veseli e ka falendëruar Osmanin për iniciativën dhe ka thënë se do të ndihmohen edhe fëmijët kosovar në nevojë të cilët janë prekur nga sëmundjet e gjakut./Periskopi/