Skena kaotike shpërthyen në parlamentin e Ugandës, ndërsa deputetët debatuan për heqjen e diskutueshme të kufirit të moshës presidenciale.
Gjakrat mes ligjvënësve u ndezën pasi dikush pretendoi që një deputet ishte i armatosur në sallë.
Kreu i Parlamentit urdhëroi kontrolle por nuk u gjet asnjë armë, njoftojnë mediat lokale.Deputetët u konfrontuan fizikisht mes tyre, duke goditur njërin-tjetrin me grushte dhe karrige.