Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha subjektet politike kanë nisur të mblidhen në Kuvend, për të marrë pjesë në seancë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
Aktualisht në sallën ku mbahet seanca ende nuk kanë hyrë deputetët, pasi ata fillimisht po mblidhen nëpër zyret e grupeve parlamentare.
Duhet thënë se janë 93 deputetë që kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance dhe ata pritet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar.
Kujtojmë se për shpërndarjen e kësaj legjislature duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin./FaktePlus