Aktuale

Deputetë serbë kërkojnë takim me Qeverinë për demarkacionin

Derisa me zyrtarët e Kosovës të mos zhvillohen bisedime për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, qëndrimi i serbëve në institucionet e Kosovës mbetet i pandryshuar, ka thënë deputeti në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq.

Rashiq ka thënë se deputetë serbë ende nuk janë ftuar në asnjë takim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

“Tani në këtë moment, nuk ekziston asnjë qëndrim për demarkacionin. Se a do të marrim pjesë në seancën kur në rend dite të jetë demarkacioni, nuk dihet, sepse bisedimet që i kemi kërkuar me ngulm ende nuk është mbajtur”, citon radiokim të ketë thënë Rashiq, transmeton Koha.net.

Më 1 shtator Qeveria tërhoqi nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

Deputetë serbë kishin kërkuar koncesione për të votuar për Marrëveshjen dhe nuk kishin marrë pjesë në atë seancë . Kjo marrëveshje pritet të jetë në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit, më 22 shtator.