Shëndetësi

Depresioni kronik te adoleshentët çon në përdorim të marihuanës

Edhe pse shpesh paraqiten së bashku, lidhja në mes të depresionit dhe përdorimit të marihuanës te të rinjtë është i paqartë. Tani, një hulumtim I ri që shpjegon efektin e depresionit tek adoleshentët ka gjetur se fëmijët që përjetojnë depresioni, kanë gjasa më të mëdha të jenë përdorues të marihuanës në moshë madhore.

Hulumtimi është punë e një ekipe të Universitetit të Uashingtonit në Seattle dhe të gjeturat e tyre janë publikuar në revistën Addiction, transmeton Indeksonline.

Depresioni, gjithashtu i njohur si depresioni klinik apo çrregullim i madh depresiv është sëmundje e zakonshme por serioze që prek disponimin, të menduarit dhe sjelljet.

Depresioni sjell çrregullime në shumë aspekte të jetës së përditshme sikurse, gjumi, ushqimi, puna, socializmi, etj./Indeksonline/