Aktuale

I dënuar për dhunë në familje, arrestohet në Kapshticë

Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 40-vjeçar nga Korça të shpallur në kërkim nga autoritet gjyqësor i qytetit juglindor.

Sipas burimeve zyrtare Damjano Hoti, 40 vjeç ishte duke hyrë në territorin shqiptar. Ai ishte dënuar më 27 tetor të 2015 me 4 muaj burg për dhunën në familje.