Rajon & Botë

Dentistja: Shefi më pushoi nga puna se vesha hixhab, më tha fenë ta mbaj jashtë zyrës

Një grua myslimane ka thënë se është pushuar nga puna sepse kishte refuzuar ta heqë shaminë hixhab nga koka gjatë orarit të punës.

Në ditën e tretë në punën e saj të re në kliniken e dhëmbit “Fair Oaks” në Virgjinia, Najaf Khan, vendosi të shkojë në punë me shami, shkruan Independent, përcjell Express.

Ajo ka pohuar se më pas, shefi i saj e ka thirrur në një qosh për t’i thënë se duhet ta heqë shaminë për të mbajtur një mjedis natyror dhe se shamia e saj do t’i ofendonte pacientët.