Një person nga Nju Jorku, i cili vrau shoqen e vet sepse kjo e fundit ia kishte ngrënë të mbeturat e sandviçit të tij, është dënuar me 22 vjet burg.
Zyra e Prokurorit të rrethinës Erine ka njoftuar sot se 34 vjeçi Marcus Gottsche është dënuar dje për vrasjen e 28 vjeçes Jasmine Armour nga Buffalo, transmeton Express.
Prokurorët kanë treguar se Gottsche dhe Armour e kishin kaluar një natë duke pirë në shkurt të vitit 2011 para se të ktheheshin në shtëpinë e tij në Buffalo, ku edhe kishin filluar një përleshje pasi që ajo ia kishte ngrënë sandviçin e tij.
Më pas, Gottsche kishte kapur pushkën dhe kishte qëlluar Armourin në shpinë gjersa ajo po tentonte të ikte nga shtëpia.
Ai është deklaruar i fajshëm për vrasje të shkallës së parë paparamendim në qershor të këtij viti.