Pesë persona të lënduar dhe 60 të arrestuar është bilanci i përleshjeve mes demonstruesve dhe pjesëtarëve të Policisë gjatë protestës në Bukuresht.
Protestat janë organizuar edhe në qytetet tjera rumune, më masivet që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.
Demonstratat në Rumani janë mbajtur pasi që Qeveria ka lëshuar një dekret me anë të së cilit zvogëlon dënimin për korrupsion, me të cilin shumë politikanë mund të kursehen nga veprat penale.
Sipas agjencive të huaja është vlerësuar se nëpër rrugët e Rumanisë kanë dalë 200 deri në 300 mijë njerëz që kanë brohoritur “Hajna” dhe “Dorëheqje”.