Procedurat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është paraparë të zgjasë dhjetë vjet që nga miratimi i Ligjit për FAK-un në Kuvendin e Kosovës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.
Demolli tha se gjatë kësaj periudhe është paraparë që edhe numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrij në rreth 5 mijë nga 2 mijë e 500 sa është tani.
“Shtylla kryesore është kohëzgjatja, dhe jemi darkodu që kohëzgjatja e procesit të transferimit të jetë 10 vjet, periudha dhjetëvjeçare, kuptohet nga momenti kur do të bëhet aprovimi i draftligjit për transformimin e FSK-së. Po ashtu jemi përcaktuar që numri i pjesëtarëve të FSK-së të rritet nga 2500 në 5000 por, ndërsa komponenta rezervë të rritet nga 800 në 3 mijë, gjithashtu kemi analizuar dhe e kemi planifikuar edhe buxhetin e tërësishëm dhe mund të them se Qeveria e Kosovës ka garantuar që do ta përkrah tërë procesin e transformimit”, tha Demolli.
Demolli tha se Ministria që ai e drejton e ka dorëzuar edhe ligjin për FAK-un, i cili për arsye të ditura nuk ka kaluar në Kuvend.
“Ne e kemi hartua edhe draftligjin për transformimin e FSK-së në FAK. Të cilin draftligj ne në marsin e vitit të kaluar ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës, konkretisht më 5 mars të viti 2015, mirëpo për shkak të zhvillimeve dhe mos daljes në seancë apo mosvënies në rend të ditës amendamentet kushtetuese drfatligji nuk është përcjellë fare në Kuvendin e Kosovës prandaj si i tillë na është kthyer neve mbrapa”, tha ai.
Demolli tregoi edhe për takimet që i ka pas me përfaqësuesit e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës, rreth formimit të FAK-ut nga të cilët tha se nuk ka marrë asnjë vërejtje.
“Vitin e kaluar ne e kemi mbajtur një takim në të cilin ka qenë i pranishëm edhe ministri por edhe komandanti i FSK-së me 3 ministra të komunitetit serb të cilët janë në Qeverinë e Kosovës. Në atë takim ne i kemi njoftu me zhvillimet e përgjithshme dhe procesin e transformimit, respektivisht planifikimin dhe përgatitja që është duke u kryer në FSK lidhur me këtë proces, po ashtu ua kemi dorëzuar të gjitha shkresat për të treguar transparencën tonë se ne jemi duke planifikuar dhe përgatitë në mënyrë shumë transparente dhe mund të them se në atë takim ka pas disa kërkesa konkrete nga ana e ministrave serb lidhur me votën e tyre por që në ndërkohë këto kërkesa nuk janë paraqit më fare dhe takimin e radhës që e kemi pas këtë vit”, tha ai.
Ndërkohë, deputetët e pranishëm në Komision përveç përgëzimeve që kishin rreth punës që është bërë në këtë Ministri për formimin e FAK-ut, kishin pyetje pikërisht lidhur me pengesat që i kanë paraqitur pakicat në Kuvend, me theks të veçantë pakica serbe.
Zafir Berisha pati pyetje konkrete nëse Lista Serbe ka pas kërkesa të veçanta dhe kundër Kushtetutës së Kosovës si kusht për ta votuar FAK-un.
“Thatë se kemi pas takime me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe në fakt ne më tash nuk është ndonjë zbulim epokal se Lista Serbe është përfaqësuese e Republikës së Serbisë në institucionet e Kosovës po sido që të jetë në këto takime që keni bërë mirë që jeni taku a ka dalë ndonjë kërkesë për shkak edhe të opinionit sepse ka pas përfolje në opinion ndonjë kërkesë shtesë e cila nuk është në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit sa i përket FAK-ut”, pyeti Berisha.
Por ministri Demolli e kundërshtoi një gjë të tillë. Madje, ai tha se katër kërkesat e këtij komuniteti kanë qenë shumë të arsyeshme.
“Takimi me Listën Serbe a ka pas kërkesa të jashtëligjshme. Unë vërtetë kam dëgjuar në medie që është përfol për nja dy kërkesa për zv.komandantin dhe për një njësi apo për një njësi regjionale monoetnike, të jeni të bindur që ë takimet e tilla nuk kemi pas kërkesa të tilla, sa i përket FSK-së kemi pas nja 4 kërkesa që kanë qenë mjaft të arsyeshme, haptas po e them ka qenë njëra që komisioneri për përgjegjës, zv komisionari për uniformë për FAK dhe Polici të jetë nga radhët e komunitetit serb, ka qenë edhe ngritja e numrit të pjesëtarëve të FSK-së që po ashtu ne jemi duke punuar në atë drejtim si dhe ka qenë një për të cilën nuk jemi pajtu që ligji për proceset për transformimin e FSK-së të shndërrohet në ligj të interesit vital që do të thotë të kemi prapë një mekanizëm kontrollues për çka nuk kemi dashtë. Këto kanë qenë kërkesat e tyre prandaj nuk ka pas kërkesat të jashtëligjshme siç është thënë”, tha Demolli.
Ndërsa Pal Lekaj tha se Kuvendi ka dështuar ta procedojë për votim dhe ta votoj Ligjin për FAK-un, kurse ministrin Demolli e pyeti nëse buxhet që ndahet për FSK-në mjafton për ta shndërruar këtë forcë në FAK, apo siç u shpreh ai, deputetët nuk janë të vendosur që ta mbështesin këtë forcë me buxhet.
“Meqë ne mendojmë që kjo forcë duhet të shndërrohet në ushtri, s ai përket infrastrukturës dhe objekteve a keni të mjaftueshëm dhe nuk përmendet një saktësi buxhetore q duhet në vitin 2016 buxheti ka qenë 49 milion e 250 mijë uro ndërsa në vitin 2017 buxheti është më i vogël për 1 milion a do të thotë kjo që ne ngadalë nuk po e mbështesim atë që po e flasim dhe pse ndodh kjo në vend që me u shtu buxheti ne po e zvogëlojmë për një milion dhe ko më krijon një huti që ne nuk jemi të vendosur për atë që e themi dhe ne duhet të që të jemi korrekt me vetveten dhe këtë duhet ta mbështesim fuqishëm nëse dojmë me transformua në ushtri”, tha ai.
Demolli u shpreh se buxheti është i mjaftueshëm duke e pas parasysh që për të ofruar siguri në vend Kosova e ka edhe KFOR-in derisa shtoi se buxheti për FSK-në për vitin 2016 ka qenë 49 milionë e 900 mijë, për vitin e ardhshëm është paraparë të jetë 51 milionë e 35 mijë kurse për vitin 2018 është planifikuar të jetë 57 milionë dhe për vitin 2019, 63 milionë euro./KP