Aktuale

Demolli: FSK një hap afër transformimit në ushtri

Kryeministri Isa Mustafa gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka vizituar edhe Batalionin e Parë të Frocës së Sigurisë.

Bashkë me kryeministrin  në Gjilan ishte edhe ministri Haki Demolli i cili pas takimit tha se e informoi kryeministrin për të arriturat e FSK-së për këtë vit.

 

Demolli gjithashtu tha se përgjigja pozitive nga NATO  hap rrugën  për intensifikimin e marrëveshjes së FSK-së dhe NATO-s.

 

“Shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë një  hap më tutje në  përgatitjen e FSK-së, për transformimin në FAK, kuptohet se edhe ne tashmë jemi të gatshëm vetëm presim vendimmarrjen politike në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli./KosovaPress/