Aktuale

Demolli: FAK do të jetë multietnike

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit lidhur me çështjet që lidhen me FSK-në ka bërë të ditur se ka marrë përkrahjen të plotë nga qeveria për procesin e transformimit të FSK’së në ushtri. Ai tha se pasi të ndodhë transformimi ushtria do të respektojë elementin gjinor dhe do të jetë multietnike, shkruan Gazeta Express.

“Ushtria do të jetë jo voluminoze por bashkëkohore dhe do të jetë sipas kritereve të NATO, nuk do të paraqesë asnjë shqetesim në regjion. Do të respektojë elemntin gjinor dhe do të jetë multietnike.” tha Demolli.

Ai tha se FSK’ja ka kadetë që po shkollohen në SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani, Turqi, Kroaci e Maqedoni.

Demolli theksoi se për herë të parë KFOR ka ftuar kadetet që të marin pjesë në ushtrime ushtarake.