Aktuale

Demokracia në Veprim vëzhgon procesin zgjedhor në veri

Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha (87) vendvotimet në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan ku të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje kanë 57 mijë e 983 votues.

Përmes një komunikate për media, vëzhguesit e DnV-së kanë bërë të ditur sdo të vëzhgojnë procesin zgjedhor gjatë gjithë ditës deri në përfundim të procesit të numërimit.

“DnV iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Demokracia në Veprim është koalicion vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan,19 maj, DnV ka akredituar 116 vëzhgues, duke përfshirë vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe epike mobile të cilët do të jenë në terren për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatë.