Analisti politik, Agron Demi përmes një statusi në Facebook ka komentuar katër ditë e qeverisjes Haradinaj, raporton Gazeta Blic.
Demi fillimisht ka përmendur rastin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo për të cilët banorët e Dardanisë e mbajnë mend t’i ketë torturuar.
Pastaj përmend edhe rastin ku Haradinaj u thotë gazetarëve ta mësojnë gjuhën angleze e pastaj edhe kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazin nga deputeti Bekë Berisha.
Ja postimi i plotë i Agron Demit:
Për 4 ditë qeverisje:
1. Del se një nga ministrat ka torturu shqiptar gjatë viteve ’90.
2. Kryeministri angazhon si këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin.
3. Një deputet i partisë së kryeministrit kërcënon gazetarin e Insajderit me “plumb në ballë”.
4. Për Kryeministrin krejt gazetarët duhet me shku në shkollë.
Nesër dita e re…