Projektligji për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi sot pritet të shqyrtohet nëpër komisionet e Kuvendit të Kosovës
Projektligji i demarkacionit pritet sot të shqyrtohet në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ku pas këtij projektligji i mbetet në dorë kryesisë së Kuvendit të Kosovës ta caktojë datën e seancës për shqyrtimin e demarkacionit.
Edhe pse vazhdojnë kundërshtimet e banorëve të asaj zone dhe opozitës, të cilët tashmë kanë paralajmëruar se do të protestojnë kundër ratifikimit të demarkacionit, gjithashtu opozita ka paralajmëruar se do ta parandalojë miratimin e këtij projektligji brenda Kuvendit.
Burime të Express brenda Kuvendit javën e kaluar kanë bërë të ditur se rafitikimi i marrëveshjes së demarkacionit do të përfundojë para vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, i cili do ta vizitojë Kosovën më 17 gusht./GazetaExpress/