Aktuale

Demarkacioni i sjell në tavolinë deputetë e pozitës dhe opozitës, ambasadorët vëzhgojnë

Përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës janë takuar sot për të tretën herë për të diskutuar për Demarkacionin me Malin e Zi. Në takim, në rolin e vëzhguesit kanë qenë ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, ambasadorja e Francës Marsye Daviet.

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së në një prononcim për Express ka konfirmuar se një tryezë e përbashkët e organizuar nga Ballkan Research Policy Group dhe D4D ka bërë bashkë pozitën e opozitës për çështjen e demarkacionit.

“Po sot është mbajtur një takim si dy herrave të tjera. Tema ka qenë kryesisht demarkacioni”, ka thënë Gjini për Express.

Gjini ka thënë që nuk ka pas diçka speciale në këtë takim dhe se janë përsëritur edhe njëherë qëndrimet e AAK’së.

“Ambasadorët nuk kanë qenë ndërmjetësues, por vetëm vëzhgues”, ka shtuar Gjini.

Sipas tij, takimi i mbajtur sot në “Emerald” ka qenë i treti i organizuar nga BRPG dhe D4D.