Qyteti i Prishtinës pothuajse është bllokuar i tëri para pak minutave nga furgonë të shumtë të Njësisë Speciale të Kosovës.
Indeksonline ka siguruar pamje të këtyre furgonëve përderisa kanë arritur në qendër të qytetit.
Ndryshe, qeveria e Kosovës, ka paralajmëruar se sot do të procedoj në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Në anën tjetër, partitë opozitare kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë brenda dhe jashtë Kuvendit ratifikimin e kësaj marrëveshje.