Në takimin e mbajtur sot në Odën Ekonomike të Kosovës, u diskutua për aktualitetin politiko-ekonomik në Kosovë dhe gjithashtu u diskutua mundësia e transformimit pozitiv të shoqërisë kosovare.
Drejtori i OEK-ut, Safet Gërxhaliu se kjo konferencw ka ardhur si rezultat i një bisede të gjatw me Daut Demakun, pasi që sipas tyre Kosova gjendet në një aktualitet politik, i cili nuk po është motivues aspak dhe se ekonomia nuk po mund të jetë e lirë nga agjenda politike. Gërxhaliu tha se aspekti psikologjik dhe ai social i situatës në Kosovë, nuk po merret parasysh.
Ai tha se qëllimi kryesor i konferencës ishte që të diskutohet se si mund të kemi një përmirësim dhe një motivim për popullatën.
“Ky takim e ka një veçanti, sepse po vjen me një moment kur shoqëria kosovare dhe qytetarët janë duke u ballafaquar me sfida të shumta. Zakonisht ne jemi dëshmitar të një aktualiteti politik, i cili nuk është në favor të një motivimi. E kemi një aktualitet ekonomik, i cili nuk po mund të jetë i lirë nga agjenda politike dhe nga e tëra kjo që është duke e përfshirë Kosovën dhe problemet gjithmonë po analizohen nga këto dimensione politike dhe ekonomike, dhe shumë pak nga aspekti psikologjik dhe nga aspekti social”, u shpreh Gërxhaliu.
I ftuar ne takim ishte Daut Demaku, i cili mbajti ligjëratë për rëndësinë e mendimit pozitive në shoqëri dhe rëndësinë qe ka populli dhe media ne zhvillimin e një vendi. Ai morri shembuj te shumte nga filozofe te mëdhenj te historisë, dhe diskutuan gjerat bazë që duhen në transformimin pozitiv të një shoqërie. Demaku tha se pavarësisht problemeve që mund të hasen rrugës drejt suksesit, ideja është ajo që asnjëherë nuk mund të ndalet.
“Hygo i pavdekshëm ka thënë se ‘një ushtri e fuqishme edhe mund të ndalet, por një ide e fuqishme, nuk mund të ndalet’. E kemi parë më sy në jetën tonë këtu në Kosovë, ku e ka pas mundësinë të ndalet një fuqi e organizuar ushtarake, mirëpo ideja e lirisë nuk ka pas mundësi të ndalet. Prandaj jemi të sigurte se kjo ide të cilën gjithë e dimë, dhe shumë pak e zbatojmë, shans teorike nuk ka që të ndalet, por me ndihmën e mediave mund të depërtojë shumë thelle dhe shumë suksesshëm”, tha ai.
Përveç Safet Gërxhaliut dhe Daut Demakut, në konferencë pati edhe pjesëtarë të bizneseve, për të cilët edhe u mbajt ligjërata rreth mendimit dhe qëndrimit pozitiv në ekonomi dhe shoqëri,