Aktuale

Demaku konferencë për media në orën 14, paraqet dorëheqjen

Kryetari i Drenasit sot jep dorëheqje nga posti i kryetarit. Nexhat Demaku do të mbajë një konferencë për media në orën 14, në të cilën pritet që të bëjë publike dorëheqjen nga kjo pozitë.

Vendimi për dorëheqje ka ardhur pasi që dje Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin e shkallës së parë me të cilën në maj të vitit 2015 Demaku ishte dënuar me tri vjet burg për krime lufte.

Dorëheqja e Demakut e çon Drenasin në zgjedhje të reja komunale.

Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për KosovaPress dje kryetari Demaku i cili ka thënë se sot do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës dhe kryetarit të degës së PDK-së në këtë komunë.

Apeli dje ka konfirmuar dënimin për të gjithë të akuzuarit në rastin Drenica II.

Në këtë rast të akuzuar janë Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Jahir, Zeqir, Fadil dhe Nexhat Demaku dhe Bashkim, Selman, Driton dhe Agim Demaj./KosovaPress/