Aktuale

Demaçi, arkitekt që ofroi shqiptarët

Adem Demaçi ishte model i veprimtarit atdhetar dhe intelektualit atdhetarë por njëkohësisht ishte edhe arkitekt ndërtues urash në mes atdheut dhe bashkatdhetarëve që jetonin në shumë vende të botës.

Kështu u tha në përurimin e librit me titull “Adem Demaçi-Ura mbi të cilën kalon liria e Kosovës”, organizuar nga Fondi “Nderi i Kombit- Adem Demaçi” dhe Shoqata e të Burgosurve Politik.

Përurimi i këtij libri nisi me fragmente të nxjerrura nga krijimtaria e Adem Demaçit. Afërditë Durmishi, mbesa e Demaçit, tha se Adem Demaçi është vetë Liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekull, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.

Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni. Ky i fundit tha se Demaçi ishte ndërtuesh urash në mes atdheut dhe bashkatvetarëve që jetonin në shumë vende të botës.

Në emër të fondit “Nderi i Kombit Adem Demaçi”, Sejdi Gegatha se me përë promovim kanë dashur të nderojnë punën e Adem Demaçit.

Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani.