Serbia dhe Kroacia prodhojnë më shumë histori se sa që mund të “tretin”, ndërsa marrëdhëniet e tyre aktuale të mbushura me retorikë të luftës nuk mund të ndahen nga kjo histori “e patretshme”.
Kështu shkruan gazeta sllovene “Delo”, duke shtuar se lavdërimet e të dy vendeve për armatim vetëm sa zgjojnë shpirtrat e rrezikshëm të së kaluarës së tyre të dhimbshme.
Prapa buzëqeshjeve dhe fjalëve të këndshme për përmirësimin e marrëdhënieve, thekson gazeta e Ljubljanës, marrëdhëniet midis Krocise dhe Serbisë janë larg nga të qenit të mira, ndërkohë që nuk duket se po bëhet shumë për të zgjidhur çështjet e tyre më të ngutshme, raporton agjensia sllovene STA.
Nuk është çudi që Kroatia thellohet në secilën mosmarrvëshje me Slloveninë, vetëm për të devijuar vëmendjen nga mosmarrëveshjet e saj me fqinjin e saj lindor, vlerëson “Delo”.
Megjithëse Kroacia hoqi bllokadën për bisedimet e anëtarësimit të Serbisë në BE, pakënaqësia dhe tensionet në mes të Zagrebit dhe Beogradit janë ende aty, perfundoi e përditshmja sllovene./GazetaExpress/.