Aktuale

Deliu: Komisioni i etikës parlamentare i ndal fyerjet në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka vlerësuar të nevojshëm formimin e një komisioni për etikë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se Kosova për këtë nismë e ka mbështetjen e Kongresit Amerikan. Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka thënë se ky mekanizëm do ta forcojë pozitën e deputetëve, por edhe do t’i ndëshkojë deputetët të cilët shkelin etikën profesionale dhe me veprimet e tyre dëmtojnë thellë reputacionin e deputetit.

Ajo ka bërë me dije se tashmë ka mbetur të detajohet nëse ky mekanizëm do ta ketë formën e një komisioni parlamentar apo do të jetë si një organ i pavarur i Kuvendit.