Aktuale

Delegacioni shqiptaro-amerikan kërkon unitet të faktorit politik në Kosovë

Delegacioni shqiptaro-amerikan që po qëndron në Kosovë është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se ky delegacion ka kërkuar unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Gjatë qendrimit në Kosovë, kisha nderin të pres në takim delegacionin shqiptaro-amerikan në krye me veprimtarin e çeshtjes kombëtare dhe ligjvënësin e Neë Yorkut, z. Mark Gjonaj.

Me z. Gjonaj, Ismer Mjekun, Valon Nikçin dhe Agim Selmanajn zhvilluam një bisedë vllazërore, duke prekur shumë tema të interesit shtetëror të Kosovës dhe të rolit të diasporës shqiptare në SHBA.

Shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë qenë dhe janë një urëlidhëse shumë e rëndësishme e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve, e kanë ndihmuar vendin tonë në kohën e luftës dhe të shtetndërtimit.

Delegacioni në krye me Mark Gjonajn kërkoi unitet të faktorit politik dhe atij intelektual të Kosovës si domosdoshmëri të ballafaqimit me proceset e rëndësishme që na presin. Ata e shohin Kosovën si vend të rëndësishëm për investime të diasporës nga SHBA dhe Evropa. IM /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli