Aktuale

Delegacioni serb proteston për lirimin e Ramushit, largohet nga Sesioni i Këshillit të Europës

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë kanë lëshuar seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, si shenjë proteste kundër vendimit të Gjykatës së Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt.

Sipas deklaratës, delegacioni serb, siç thuhet, dënoi “vendimin e turpshëm të gjykatës franceze”, për mos ekstradimin e Haradinajt në Serbi, njofton b92, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia do të nisë notë proteste në Francë për shkak të vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Ramush Haradinajt.