Aktuale

Delawie: Transparenca, mjeti më i mirë për ta luftuar korrupsionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, gjatë lansimit të projektit “Dig Data” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC, tha se transparenca është instrumenti më i mirë për luftimin e korrupsionit.

Delawie u bëri ftesë qytetarëve që të vazhdojnë të kërkojnë të dhëna nga institucionet në mënyrë që të luftojnë korrupsionin, pra përmes transparencës.

“Transparenca është ndër mënyrat më të mira për ta luftuar korrupsionin dhe si mjete për këtë transparencë është hapja e të dhënave. Por hapja e të dhënave nuk është proces i lehtë, është sfidë që ende përballen shumë institucione dhe agjenci. Publiku duhet të vazhdojë të kërkojë transparencë e një mënyrë për ta bërë këtë është që t’i përdorni në mënyrë të drejtë këto institucione duke kërkuar të dhëna, qasje në to”, ka thënë Delawie./Indeksonline/