Aktuale

Delawie takohet me Havollin, i jep përkrahje në luftimin e korrupsionit

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi  Havolli,  e njoftoi diplomatin amerikan me  prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti- korrupsion, ndërsa falënderoi  atë për përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria amerikane ka dhënë në fuqizimin e  klimës anti-korrupsion në Kosovë, dhe ndihmën që mekanizmat amerikanë u kanë dhënë institucioneve kosovare që janë të mandatuara për  zbatimin e ligjit.

 

Shefi i AKK-së përmendi  angazhimet e   që është duke i bërë Agjencia në  forcimin e politikave  kundër korrupsionit, për të siguruar zbatueshmërinë maksimale të kuadrit ligjor.

 

Nga ana e tij ambasadori Delawie  i siguroi  mbështetje të pa rezervë në punën e tij dhe angazhimeve në  luftimin dhe parandalimin  e korrupsionit në Kosovë,  që në fakt janë dy shtyllat kryesore të misionit të Agjencisë.

 

Ai po ashtu shprehu gatishmërinë, për thellimin e  bashkëpunimit dhe garantoi   përkrahje  për Agjencinë  në fuqizimin e politikave anti-korrupsion drejt realizimit  me sukses të  mandatit të saj.