Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, ka reaguar ndaj sulmit të Arbana Xharrës, duke e quajtur atë një sulm brutal.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se është i tmerruar nga sulmi mbi Arbana Xharrën, të cilës i dëshiron shërim sa më të shpejtë dhe njëherësh shfaq shpresën se sulmuesit do të sillen shumë shpejt para drejtësisë.