Arsim & Kulturë

Delawie nderohet me çmimin “Pjetër Bogdani”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është nderuar sot me çmimin “Pjetër Bogdani” gjatë edicionit të 15-të të “Javës së Bibliotekës”.

Ky çmim është themeluar rishtazi dhe është paraparë të ndahet për ata që përkrahin bibliotekën.
Ambasadori Delawie ka thënë se është kënaqësi të investosh në biblioteka, sepse, sipas tij, “zhvillimi i bibliotekës është zhvillim i demokracisë, gjë që Amerika e përkrah gjithmonë”. (Klankosova)