Aktuale

Delawie ligjëratë para kadetëve të FSK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie sot ka vizituar Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, ku përveç takimit me komandantin Rrahman Rama, ai ka mbajtur edhe një ligjëratë para kadetëve të FSK-së

Ligjërata e ambasadorit amerikan para kadetëve të FSK-së kishte në fokus  korrupsioni si një e keqe e shoqërisë në përgjithësi.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga Ministria e FSK-së interesimi i kadetëve rreth kësaj teme ishte i madh, ku shumë nga ta i parashtruan pyetje ambasadorit Greg Delawie.

Gjatë vizitës në  QSU-së, Delawie u njoftua edhe për shkollimet dhe trajnimet profesionale që përgatiten në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së./KosovaPress/