Tentimi për t’i prishur marrëdhëniet e Kosovës dhe Malit të Zi po shfrytëzohet nga disa persona vetëm për interesa politike. Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, gjatë një intervistë dhënë “Radio Evropa e Lirë”.
Ndonëse diplomati amerikan nuk përmendi aksionin e disa deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosjes”, të cilët para disa ditësh vendosën stemën e Republikës dhe flamurin kombëtar në territorin e Malit të Zi, ai tha se Departamenti Amerikan është pajtuar që ky demarkacion të jetë përfundimtar, transmeton Indeksonline
“Jam i zhgënjyer që njerëzit po e shfrytëzojnë këtë çështje, po përpiqet të grinden me Malin e Zi që është vend miqësor dhe përkrahës i Kosovës, për përftime politike. Departamenti i Shtetit shqyrtoi këtë çështje në dhjetor dhe doli në përfundim se kufiri është i njëjti me atë të vitit 2008. Komisioni ndërkombëtar e vlerësoi këtë në shkurt dhe mars, dhe vendimi i tij ishte se ishte i saktë”, ka thënë ai.