Aktuale

Delawie: Dilni dhe votoni

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, edhe një herë ka porositur qytetarët që të dalin dhe të votojnë, duke shkruar se varet nga qytetarët nëse duan ta bëjnë të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës.

“Dilni dhe votoni! Varet nga qytetarët që ta bëni të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-ja është krenare të jetë partner i juaji”, ka shkruar Delawie në Twiter./KosovaPress/