Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka njoftuar se libri i tij më i ri “Fitorja Diplomatike-Kujtime nga përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka dalë nga shtypi.
Përmes një postimi në faqen e tij në facebook, Kiçmari ka bërë të ditur se nga e hëna librin mund të gjendet në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, në Prishtinë. Po ashtu, ai ka falënderuar Akademik Rexhep Qosjen për parathënien e librit.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Sabri Kiçmarit:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ka dalë nga shtypi libri im “FITORJA DIPLOMATIKE – Kujtime nga përfaqësimi diplomatik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” Falenderime të pafund për Akademik Rexhep Qosjen për nderin që më ka bërë duke shkruar parathënien e librit me titullin shumë domethënës “Kujtime me rëndësi historike.”
E falenderoj botuesin – gazetën tonë të përditshme EPOKA E RE, mikun tim Adnan Asllani për dizajnimin e shkëlqyeshëm të kopertinës, Dr. Muhamet Reçicën për lekturimin e librit si dhe Berat Armagedonin për përkujdesjen e shtypjes. Libri nga e hëna mund të gjendet në redaksinë e gazetës “Epoka e re” në Prishtinë.