Një irlandez dhe familja e tij kishin dalë për piknik në plazh, por duke ecur, ata marrin në thua në një objekt të çuditshëm metalik, i cili doli se mbante kokainë në vlerë prej 4.4 milionë funte.
Michael Vaughan mori në thua në këtë objekt duke ecur në plazhin “Kilmacreehy”, në County Clare, në bregdetin perëndimor të Irlandës në fund të gushtit, transmeton Express.
Pas inspektimit të gypit të metalit, i cili kishte beton në të dy vrimat, Vaughan dhe familja e tij e braktisen atë në plazh sepse ishte shumë e rëndë për ta lëvizur.
Shumë vizitues të plazhit nuk e kishin prekur atë, derisa oficerët doganorë kishin ardhur në vend të ngjarjes pas një informate dhe e konfiskuan këtë të hënë.
Policia vlerëson se brenda saj kishte kokainë në vlerë prej 4.4 milionë funte./Express/

