Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Gjakovë.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin edhe Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
“Rreth orës 10:00, ka ndodhur një vrasje, me ç’rast u vra një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 30-vjeçare”, ka thënë ai.
Gjokaj tha se të gjithë kanë dalë në vend të ngjarjes, përfshirë Kryeprokurorin, mjekësinë ligjore dhe hetuesit.
“I dyshuari është arrestuar, arma është konfiskuar. Për momentin detaje të tjera nuk mund të japim”, ka thënë ai për Periskopin.