Aktuale

Deklarata e Thaçit se Serbisë i përgjigjemi me pushkë, sipas Spahiut më shumë qesharake sesa luftënxitëse!

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu e ka cilësuar si qesharake deklaratën e presidentit Thaçi, i cili në ditën e djeshme tha se kërcënimeve të Serbisë do “t’u përgjigjemi me pushkë”.Spahiu tha për “Gazeta Blic”, se presidenti duhet ta kuptojë që po të mos ishin avionët e NATO-s, Kosova nuk do të çlirohej.“Unë mendoj se ka qenë deklaratë e pa vend për shkakun se me pushkë nuk mbrohet e as që është mbrojtur atëherë sepse sikur të mos ishin avionët e NATO-s, Kosova nuk do të çlirohej”, ka thënë ai.

Duke folur për ballinat e sotme të mediave beogradase të cilat shkruanin se Hashim Thaçi është duke nxitur luftë, Spahiu ka thënë se mediat serbe më tepër janë tallur me deklaratën e tij se sa e kanë marrë me seriozitet.“Deklarata e tij ka qenë më shumë qesharake sesa luftë nxitëse.

Media serbe më tepër janë tallur sesa që e kanë marrë me seriozitet deklaratën e tij”, është shprehur ai.Tutje ai ka thënë se është me vend të kujtohen dëshmorët dhe sakrifica e tyre, por jo të flitet në më mënyrë të ekzaltuar.
“Ai ka folur i ekzaltuar dhe pa vend, por është me vend që të kujtohen dëshmorët dhe sakrifica e tyre sepse ka qenë kjo sakrificë që ka nxitë edhe reagimin e NATO-s edhe çlirimin e Kosovës, por nuk duhet të shkohet në ekstreme të tillë sa të thuhet do të mbrohet me pushkë Kosova.

Çka nëse nuk na mbron NATO dhe ku mbrohet në ditën e sotit me pushkë Kosova apo ndonjë vend tjetër”, ka përfunduar ai Ndryshe, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në ditën e djeshme, duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” që mbahet çdo vit në Koshare tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj fal rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare.

Sipas tij fal këtyre dëshmorëve Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.Thaçi përmendi edhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vitesh, me pushkë”, tha presidenti.

E reagim në lidhje me deklaratën e Thaçit, ka pasur edhe nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.“Nuk dua të merrem me pushka dhe armë si Thaçi, ai le ta bëjë këtë. Por pushkët e tij nuk e shkatërruan Serbinë, por disa aeroplanë.

E jona është që të bëjmë politikë të paqes“, ka deklaruar Vuçiq gjatë një vizite në Mostar.Ai ka thënë se deklarata e Thaçit duhet të shikohet me kujdes ku ai thotë se para 19 vjetësh përgjithmonë është hequr kufiri shqiptaro-shqiptar.

„Duhet t’i pyesim disa nga bashkësia ndërkombëtare se çka mendojnë për këtë edhe a është sulmuar më 1999 Serbia pikërisht për këtë“ ka thënë presidenti i Serbisë, përcjell Gazeta Blic.Ndërsa, mediat beogradase kanë mbuluar ballinat e sotme me shkrime rreth deklaratës së djeshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që bëri dje me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Koshares.
Duke thënë se presidenti i Kosovës po përsëri kujton luftën./GazetaBlic