Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, një shofer i dehur ka shkaktuar vetaksident.
Ai pas dërgimit në stacion të policisë ka sulmuar edhe zyrtarin policor.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit, me veturën e tij ka shkaktuar vetaksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking. I dyshuari pasi që është sjellë në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.