Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur në Pejë mbrëmjen e së hënës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/