Seanca ditën e sotme ka degjeneruar sërish në fyerje dhe tensione mes dy forcave politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ajo që nisi fillmisht si replikë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PS Taulant Balla, shpejt degradoi në fyerje dhe madje edhe tentativë për goditje fizike.
Ka qenë ish-kryeministri Berisha, që nuk i ka përmbajtur dot nervat dhe tensionin në replikat me Ballën duke iu drejtuar PS “jeni rracë e neveritshme”.
E ndërsa replikat mes tyre vijuan në distancë, ka qenë deputeti tjetër i PD Asllan Dogjani, I cili është bërë pjesë e tensioneve duke hedhur replica nga vendi me Ballën.
Por në dy momente, ashtu edhe siç është kapur nga kamerat, Dogjani është ngritur dhe ka tentuar të qëllojë Ballën. Ka qenë kolegu pranë Dogjani, që ka ndërhyrë duke e mbajtur për xhekete, duke shmangur kështu një incident të mundshëm fizik në Kuvend.
DEBATET NE KUVEND MES PALEVE
Spaho-Ballës: Për shumë më pak se kaq e përjashtuat zotin Paloka, tani edhe ju qetësohuni.
Berisha-Dogjanit: Zotërinj deputetë, personave që heqin fytrën dhe përdoren si leckë nga kryekumbara mos i kushtoni asnjë vëmendje. Me kaq unë e mbyll fjalën time, nuk të dëgjon njeri Shals. (Eduard Shalsi në foltore për të marrë fjalën)
Taulant Balla: Zoti kryetar, ju tërheq vëmendjen për mënyrën si drejtoni seancën, replika është 2 min. Këtu kishte një fyerje nga parafolësi për cështje rracash se ky zotëria është mësuar ta ndajë Shqipërinë me rraca dhe shqiptarët kanë ditur mirë t’ja japin shuplakat, pati edhe një fyerje kundrejt ministrit të Jashtëm, je komplet paburrë, që të fyesh një ministër të Jashtëm, më të mirin që ka pasur Shqipëria në këto 25 vjet për gjithcka ka bërë për çështjet shqiptare, ka folur sic duhet kur ti as nuk guxoje t’i përmendje ashtu sic duhet. Fole këtu për lidhje me Serbinë e kompanitë serbe, po Damirin e harrove?
S’ke punë me rracat në Shqipëri. Ti po, ke gjak të përizer dhe ndoshta s’ke lidhje me shqiptarët, ti je tradhëtar.
Berisha i përgjigjet Ballës: Nuk duhet të komentoj shpifjet dhe trillimet e një njeriu që në pafytyrësi të plotë para kamerave mohoi se është dënuar me vendim të formës së prerë si shpifës ordiner me urdhër të Ramës. A mund të komentohet shpifësi? S’mund të komentohet, shpifësi është shpifës edhe 40 ditë po ta lyesh me sheqer zift del. Ndaj edhe i them mjeranit Edi Ramës se sa herë që ti përdor një mjeran të akuzuar të dënuar për shpifje, të akuzuar për përdhunim, të akuzuar për trafik prostitucioni, aq më shumë del cullak por jo sic ke dalë në plazhet e botës, por del moralisht jo trupërisht por moralisht si cullak që je.