Anëtarja e Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Njomza Emini e ka nominuar Ismet Beqirin si kandidat të LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës.
Sipas Eminit, të gjithë anëtarët e kësaj dege janë pajtuar që Beqiri të jetë kandidati i LDK-së për Prishtinën në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, shkruan Indeksonline.
Ajo është shprehur e sigurtë për fitoren e Prishtinës, nëse Beqiri kandidon për Prishtinën./Indeksonline/





















