Aktuale

Defile me vetura “Për Maqedoni të përbashkët”

Nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” sot organizoi defile me vetura. Një numër i madh i veturave të stolisura janë nisur nga qendra sportive “Boris Trajkovski” në Karposh dhe salla sportive “Jane Sandaski” në Aeroport dhe u drejtuan drejt Kuvendit e Republikës së Maqedonisë, si destinacion përfundimtar.

Bogdan Ilievski nga Nisma qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë deklaroi se tashmë 41 ditë janë në rrugët dhe paralajmëroi se nga java e ardhshme pasojnë tre ditë shumë të rëndësishme.

Përveç në Shkup defiluan sot u mbajtën edhe në Kriva Pallankën, Kërçovë, Gjevgjeli, Shtip, Prilep.