ShowBiz

Dedikim emocional nga Beyonce për Kobe Bryant

Beyonce ka publikuar një dedikim emocional për Kobe Bryant.

Beyonce ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të publikuar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Kobe Bryant.

Ylli i madh i muzikës ka publikuar një fotografi të Bryant me vajzën e tij, Gianna, e cila po ashtu humbi jetën pas rrëzimit të helikopterit, transmeton lajmi.net.

“Do të vazhdoj të lutem për Mbretëreshat e tua. Do të na mungosh shumë, i dashuri Kobe”, shkroi Beyonce. /Lajmi.net/