Aktuale

Deda: Tërheqja e Mustafës e dinjitetshme, me LDK’në u dakorduam për program

Kandidati për deputet i koalicionit LDK-AKR-AL Ilir Deda thotë se me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë dakorduar për programin e tyre të përbashkët.
Thotë se kanë diskutuar dhe i kanë shqyrtuar mundësitë se a janë në gjendje të dalin së bashku në zgjedhje.

“Kemi diskutuar për program a kemi mundësi me u marr vesh dhe kemi tregu përkushtim me eksploruar rrugën dhe se a ka mundësi të dalim bashkë në zgjedhje dhe jemi dakorduar për program”, u shpreh Deda në Debat D të RTV Dukagjinit.

Madje foli edhe për tërheqjen e Isa Mustafës nga lista zgjehdore sikurse edhe kandidatura për kryeministër. Këtë Dead e quajti të dinjitetshme.

“Isa Mustafa me shumë dinjitet është tërhequr prej listës zgjedhore dhe prej mundësisë me qenë kandidat për kryeministër. Shumë ka pas dinjitet aty.

Unë mendoj se është shumë e rëndësishme bartja e peshës politike te brezi i republikës që po quhet tash apo brezi i ri”, ka thënë ai.