Deputeti i pavarur, Ilir Deda në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për arrestimin e Haradinajt ka thënë se Kosova nuk ka më nevojë të diskutojë me Marko Gjuriqin, s’ka nevojë më për takime në Bruksel, derisa nuk lirohet Haradinaj.
Ilir Deda ka thënë se ende nuk dihet nëse kryeministri ka biseduar me shefen e EULEX’it për anulimin e flet-arrestimeve të përndjekjes nga serbët, shkruan Express.
Ai ka thënë se krejt çka mundet Kosova të bëjë tani, është se duhet t’i definojë diferencat nacionale të shtetit dhe të ketë qasje të dinjiteshme karshi Serbisë dhe Bashkimit Europian.
“Nuk kemi nevojë të diskutojmë më me Marko Gjuriqin, s’ka nevojë më të shkohet në Bruksel pa u liruar Haradinaj dhe pa u suspenduar flet-arrestimet nga Serbia”, ka thënë Deda./GazetaExpress/